Njohja me dikё, takimi dhe pёrshtypja e parë janë shumë të rëndësishme në marrëdhëniet shoqërore. Një buzëqeshje e kёndshme dhe e ngrohtё është gjithmonë një fillim pozitiv. Në ditёt e sotme nё fushёn e stomatologjisё, realizohen dizajne të veçanta nё pёrshtatje me fizikun dhe karakterin e ҫdo personi pёr njё buzëqeshje sa mё natyrale.
Nёse e gjeni veten nё situatat e lartpërmendura, është koha të vizitoni një mjek i cili ofron shërbime të stomatologjisë estetike.
Zbardhimi: me kalimin e kohës, nё dhёmbё fillojnё tё shfaqen njolla tё padëshirueshme. Këto njolla mund të shkaktohen nga shumё faktorё si: mosha e madhe, konsumimi i shpeshtë i ushqimit që përmban ngjyrues (çaj, kafe, koks, cigare, etj.), Traumat dhe antibiotikët e marrë gjatë rritjes janë arsyet më të dukshme. Zbardhimi i dhëmbëve është proҫesi i zhdukjes sё diskolorimeve në dhëmbë dhe është një procedurë shumë e pёrhapur dhe e sigurtё. Zbardhimi i dhëmbëve mund të bёhet nga dentisti në klinikё (zbardhimi nё klinikё) ose nga vetë pacienti në shtëpi (zbardhim nё shtëpi).
Zbardhimi i dhëmbëve në shtëpi: Së pari, përgatitet një kallëp i personalizuar transparent që do të mbulojë të gjithë dhëmbët me një matje që do të merret nga goja e pacientit. Pacienti aplikon xhelin zbardhues qё e ka marrё nga dentisti tek kallёpi dhe e vendos atë në dhëmbë në intervale të rregullta. Xheli duhet të aplikohet rregullisht çdo ditë dhe të qëndrojë në gojën e pacientit për 5-8 orë në ditë. Ky pёrdorim duhet të vazhdojë për 10 deri në 14 ditë. Në mënyrë që xheli zbardhues të mos dëmtojë mishrat, xheli nuk duhet të prekё mishrat e dhëmbëve, por ne rast se i prek, xheli i tepёrt duhet të hiqet me një pambuk të lagur. Ёshtë shumë e rëndësishme që proҫedura e zbardhimit tё dhëmbëve të zbatohet rregullisht dhe gjatё periudhës së rekomanduar nga mjeku, përndryshe rezultati i dëshiruar mund të mos arrihet.
Zbardhimi i dhëmbëve në Klinikë: ёshtë një proҫedurë qё kryhet nga dentisti në klinikë dhe zakonisht zgjat 45-50 minuta. Gjatë proҫedurës, para së gjithash, mishrat tuaj mbrohen me një agjent mbrojtës të veçantë dhe mё pas në dhëmbët tuaj aplikohet një xhel zbardhues. Dentisti duhet tё sigurohet që xheli i aplikuar me një dritë të veçantë të aktivizohet dhe të përshpejtojë proҫesin e zbardhjes. Pas një seance të vetme, dhëmbët zbardhen mesatarisht 4-5 nuanca.
Ҫfarё ёshtё vendosja e fasetave laminat?
Vendosja e fasetave laminate, tё njohura edhe si faseta porcelani, e marrin emrin nga pllakat e pёrdorura pёr trashjen e thonjve artificialё. Kjo metodё i bёn dhёmbёt mё tё bardhё dhe eleminon ҫrregullimet e dhёmbёve. Pra, ҫfarё janё fasetat laminate dhe si aplikohen?
Si bёhen fasetat laminate?
Gjatё vendosjes sё fasetave laminate, qё i jep dhёmbёve bardhёsi natyrale, fillimisht analizohet struktura e dhёmbit dhe pёrcaktohen pllakat e pёrshtatshme pёr atё strukturё. Mё pas, merret njё shtresё shumё e hollё nga sipёrfaqja e dhёmbit dhe pastaj pllakat e pёrgatitura paraprakisht vendosen dhe ngjiten nё dhёmb. Meqёnёse pёr ngjitjen e fasetave pёrdoret njё material special, ёshtё e pamundur qё fasetat tё bien nga sipёrfaqja e dhёmbit gjatё kёtij proҫesi.
Ata që kanë faseta laminate zakonisht janë njerëz që kanë diskolorim në dhëmbët e tyre për shkak të përdorimit të antibiotikëve në dhëmbë ose për arsye trashёgimie. Përveç kësaj, kjo metodë mund të pёrdoret pёr trajtimin e çrregullimeve të pamjes së dhëmbit. Si metodë e mbylljes së diastemës, është e mundur të përfitoni nga vendosja e fasetave laminate në mënyrë që të korrigjoni pamjen e dhëmbëve të ndarë. Kjo metodë përdoret gjithashtu që mbushjet me diskolorim ose deformime të kenë një pamje më të kёndshme. Përveç kësaj, faseta laminate mund tё pёrdorin edhe ata me dhëmbë të thyer ose të konsumuar.
Pllakat e përdorura pёr faseta laminati janë prej porcelani. Këto pllaka mund të përdoren për shumë vite nё qoftё se shoqёrohen me pёrkujdesje tё rregullt dhe tё saktё orale. Sidoqoftë, njerëzit që pёrdorin fasetat laminate, si të gjithë të tjerët, duhet t'i kushtojnë vëmendje kujdesit oral dhe dentar.
Para së gjithash, sipërfaqja e dhëmbit duhet të jetë e gatshme për aplikim. Prandaj, para vendosjes sё fasetave, dhëmbët pastrohen dhe maten. Pllakat e përgatitura në përputhje me strukturën e dhëmbëve ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit nga dentisti duke përdorur një ngjitës. Të gjitha këto veprime pёrfundohen në dy ose tre seanca.
Na kontaktoni
A doni të merrni informacione të hollësishme në lidhje me shërbimet tona ose të bëni ndonjë pyetje që mund të keni?