Obeziteti është një sëmundje mjekësore që ndikon në jetën e njeriut fizikisht dhe psikologjikisht. Humbja e konsiderueshme e peshës mund të arrihet me operacionin e mbipeshes dhe mund të arrihet përmirësimi në sëmundjet që ndërlidhen me mbipeshën. Ndërhyrjet për humbjen e peshës në Turqi kryhen në mënyrë laparoskopike.
Është një ndërhyrje kirurgjikale e kryer duke hequr një pjesë të madhe të lukthit. Me këtë ndërhyrje kirurgjikale, vëllimi normal i lukthit nga 1,5-2 L zvogëlohet në 50-120 ml. Qëllimi kryesor i aplikimit është të zvogëlojë sasinë e ushqimit që mund të konsumohet në të njëjtën kohë, por nuk bëhet asnjë ndërhyrje në mekanizmin natyror të sistemit të tretjes..
Është teknika e parë që është përdorur në mesin e operacioneve gastrike. Ajo ka për qëllim të zvogëlojë vëllimin e stomakut dhe konsumin e ushqimit. Mund të aplikohet tek pacientët me indeks të masës trupore mbi 40.
Është një ndërhyrje kirurgjikale e kryer për pacientët me mbipeshë morbide. Duke vendosur një brez në pjesën e sipërme të stomakut, pacienti përjeton një ndjenjë të ngopjes me një sasi të vogël të ushqimit të konsumuar..
Balona e lukthit është një nga metodat më të reja të trajtimit të mbipeshes dhe përdoret për të zvogëluar nevojën për ndërhyrje kirurgjikale. Qëllimi është të mbushetnjë pjesë e stomakut me një balonë, në mënyrë që ndjenja e urisë të ndihet më pak. Në përgjithësi preferohet për njerëzit me indeks të masës trupore 27-35.
Është një ndërhyrje jo kirurgjikale që synon t’i bëjë pacientët të ndjehen të ngopur për një kohë më të gjatë. Me botoksin e lukthit, lëvizja e muskujve zvogëlohet përkohësisht, duke zgjatur kështu tretjen e ushqimit dhe pacienti ndihet i ngopur për më shumë kohë..
Na kontaktoni
A doni të merrni informacione të hollësishme në lidhje me shërbimet tona ose të bëni ndonjë pyetje që mund të keni?