Në Turqi, shërbimet shëndetësore në fushën e neurokirurgjisë u ofrohen si fëmijëve ashtu edhe të rriturve. Këto kryhen me sukses bashkë edhe me teknikat standarde të neurokirurgjisë, metodat më të avancuara, teknologjinë e avancuar dhe përvojën. Në Turqi, përveç metodave të përgjithshme neurokirurgjikale siç janë operacioni i diskut intervertebral lumbal dhe cervikal, kirurgjia e nervave periferike dhe anomalitë kongjenitale, kryhen edhe procedurat e avancuara kirurgjikale që përfshijnë teknikat më të fundit, siq janë trajtimi kirurgjikal i tumoreve komplekse të trurit dhe tumoreve të palcës kurrizore, aneurizmat, tumoret vaskulare, malformacionet arteriovenoze, çrregullimet motorike si sëmundja e Parkinsonit, dridhjet e duarve dhe çrregullimet e kontrakturës së muskujve.
Për operacionin e shtyllës kurrizore, duhet të punojnë së bashku ekspertë nga shumë fusha të ndryshme si neurokirurgët dhe kirurgët ortopedë. Në Turqi trajtohen me shumë sukses edhe anomalitë kongjenitale të shtyllës kurrizore, dëmtimet dhe rastet tjera serioze.
Na kontaktoni
A doni të merrni informacione të hollësishme në lidhje me shërbimet tona ose të bëni ndonjë pyetje që mund të keni?